Traileri i Power Rangers leshohet nga Lionsgate

Perpara debutimit ne Comic Con-in e New York, Lionsgate ka leshuar trailerin e filmit “Power Rangers”. Trailerin mund ta shikoni duke klikuar ketu. Galeria e fotove te personazheve dhe aktoreve gjendet ne fund te artikullit.

“Power Rangers” ndjek historine e pese gjimnazisteve krej normale te cilet duhet te transformohen kur ata zbulojne se qyteti i tyre i vogel Angel Grove dhe ne fakt e gjithe bota eshte ne rrezik shfarosjeje nga nje kercenim alien. Te zgjedhur nga fati, heronjte zbulojne se ata jane te vetmit qe mund ta shpetojne planetin tone por per te bere kete ata duhet te tejkalojne problemet e tyre personale dhe te bashkohen se bashku si Power Rangers perpara se te jete teper vone.

Pas lancimit te trailerit, Lionsgate ka nisur marketingun e filmit “Power Rangers” duke nisur nje website per gazeten e gjimnazit te qytetit Angel Grove. Gazeta e ka emrin “The Roar”. Momentalisht permbajtja e website nuk eshte shume i plotesuar por gjithsesi jep nje profilizim te tre prej Rangers. Per ta pare vete website te gazetes se Angel Grove, klikoni ketu.

Kasti i “Power Rangers” perfshin Dacre Montgomery si Jason dhe Red Ranger, RJ Cyler si Billy dhe Blue Ranger, Naomi Scott si Kimberly dhe Pink Ranger, Becky G si Trini dhe Yellow Ranger, Ludi Lin si Zack dhe Black Ranger, dhe Elizabeth Banks si Rita Repulsa. Bryan Cranston eshte shpallur se do te luaje Zordon se bashku me Bill Hader qe do te beje zerin e Alpha 5.

Me regji te Dean Israelite, Power Rangers eshte shkruar nga John Gatins (Kong: Skull Island, Real Steel), Burk Sharpless dhe Matt Sazama (Dracula Untold), Zack Stentz dhe Ashley Miller (X-Men: First Class, Thor), dhe Max Landis (Chronicle). Producentet jane krijuesi i Power Rangers Haim Saban, Brian Casentini, Wyck Godfrey, dhe Marty Bowen (The Twilight Saga, The Fault in Our Stars, The Maze Runner).

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s