James Gunn flet per rolet femerore tek Rojtaret e Galaksise Vol. 2

on

Diten e marte(date 11 Tetor, Dita Nderkombetare e Vajzave) regjisori James Gunn mori pak kohe per te folur rreth kesaj dite dhe se si ajo lidhet me filmin Rojtaret e Galaksise Vol2 (Guardians of the Galaxy Vol. 2). Kuotimi i me poshtem eshte marre nga faqja zyrtare e regjisorit James Gunn.

“Grate, ne te gjithe boten jane shtyre ne cep per interes te burrave dhe perpjekjet e tyre shpesh jane lene ne harrese ose deligjitimizuar. Kjo mbetet e vertete ne boten e politikes, edukimit dhe fese. Por mbetet e vertete po ashtu edhe ne boten e HISTORIVE. Kjo eshte fusha ime e ekspertizes, dhe ketu besoj se grate dhe vajzat meritojne karaktere te plota dhe sinjifikative sic deri me sot kane pasur vetem meshkujt. Une kam bere me te miren time, si nje shkrimtar mashkull, me suksese te ndryshme ne karriere, per te sjelle personazhet femerore dhe historite femerore ne vemendje. Qofte nese jane protagoniste si Ana ne Lindjen e te Vdekurve apo Starla ne Slither, apo ato ne role komike si Deadly Girl, Nightbird dhe Power Chick ne The Specials, apo ato qe terheqin vemendje qe ndoshta u rezervohen si role vetem meshkujve siLibby ne SUPER. Dhe me zi pres qe te gjithe ju te shikoni Rojtaret e Galaksise Vol. 2, me Gamora, Nebula dhe Mantis ne aksion, ku jo vetem koljme testin e Bechdel, por e tejkalojme ate dhe i rikthehemi serish ne nje kamion me tetembedhjete rrota, dhe ku historite e tyre dhe historite e meshkujve nuk interferojne njjera me tjetren duke i ulur rendesine njeres pale, por nderthuren per te fuqizuar dhe per ti optimizuar te gjitha.”

Zoe Saldana dhe Karen Gillan dalin si Gamora dhe Nebula ne filmin qe del se shpejti, se bashku me Pom Klementieff ne rolin e Mantis. Ato bashkohen me Chris Pratt si Star-Lord; Dave Bautista (SPECTRE, The Man with the Iron Fists) si Drax; Vin Diesel (xXx, Furious 7) si zeri i Groot; Bradley Cooper (Joy, American Sniper) si zeri i Rocket; Michael Rooker (Slither, Jumper) si Yondu; dhe Sean Gunn (Guardians of the Galaxy, “Gilmore Girls”) si Kraglin.Aktore te tjere ne kast jane edhe Elizabeth Debicki (The Great Gatsby, Everest), Chris Sullivan (“The Knick,” The Drop) dhe Kurt Russell (The Hateful Eight, Furious 7) si Ego.

“Rojtaret e Galaksise Vol.2” vazhdon aventuren e skudres se heronjve per te zbuluar misterin e Peter Quill dhe prinderve te tij.

Producentet e “Rojtaret e Galaksise Vol.2″jane Presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige, me Louis D’Esposito, Victoria Alonso, Jonathan Schwartz, Nik Korda dhe Stan Lee qe sherbejne si producente ekzekutive. Mendohet te nise shfaqen ne kinema ne 17 Maj 2017.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s