17 Klasike Disney qe do te ribehen ne filma te vertete

Nga “Aladini” tek “Mbreti Luan”, shikoni cilat jane filmat ne projektet e Diney per rirealizimin e tyre ne filma me njerez te vertete.

mpw-73829
Aladini

Guy Ritchie, regjisori me fame boterore, eshte ne negociata per te ribere Klasikun e vitit 1992, Aladinin si film me njerez te vertete. Filmi i ri thuhet se do te permbaje shume numra muzikore nga origjinali i animuar, te cilat kane fituar Cmim Oskar me kengen “A Whole New World”. Ne filmin e animuar, historia e se cilit ishte ajo e nje endacaku i cili perpiqet te fitoje dashurine e princeshes se bukur duke perdorur fuqite magjike te nje xhindi, zeri i te cilit u realizua nga Robin Williams.

the_lion_king_poster
Mbreti Luan

Filmi i animuar “Mbreti Luan” qe ka fituar me shume se $968 milion ne 1994 dhe qe eshte adaptuar ne nje muzikal nga Broadway, do te ribehet ne nje film te vertete me regji nga Jon Favreau, i cili se fundmi ka sjelle realizimin e filmit “Libri i Xhungles”. Walt Disney Studios kane thene se riimagjinimi po ecen me shpejtesi per te nisur produksionin dhe do te permbaje gjithashtu kenget e origjinalit, te shkruara nga Elton John, Tim Rice dhe Hans Zimmer, duke perfshire ketu edhe fituesin e Cmimit Oskar, “Can You Feel the Love Tonight”.

mulan-poster-camundongo
Mulan

Disney ka lancuar daten se kur pritet te dale ne kinema filmi i vertete i klasikut “Mulan dhe kjo date eshte 2 Nentor 2018 duke i bashkengjitur shkruesit Rick Jaffa dhe Amanda Silver, shkrues te Jurassic World dhe Avatar 2 per te rishkruar skriptin. Filmi ne te cilen nje adoleshente kineze maskohet per tu bere luftetare per te mbrojtur te atin, eshte nxituar per te nisur produksionin por ende nuk i eshte caktuar nje regjisor. Kastingu per nje vajze kineze qe te beje rolin e Mulanit do te nise se shpejti. Filmi i animuar i vitit 1998 mbante zerat e Ming-Na Wen dhe Eddie Murphy.

little_mermaid_ver1
Sirena e Vogel

Lin-Manuel Miranda, krijues i muzikalit te Broadway “Hamilton”, eshte bashkuar me kenge-skruesin Alan Menken per te krijuar filmin e vertete te perralles se Hans Kristian Andersen. Do te miksoje kenge ekzistuese te filmit te animuar “Sirena e Vogel”, per te cilin Menken ka fituar dy Cmime Oskar. Miranda gjithashtu e adhuron filmin origjinal dhe madje i ka vendosur emrin te birit Sebastian sipas gaforres, personazh ne “Sirena e Vogel”.

1985-101-dalmatians-poster1
Cruella

Historia e origjines se personazhit te keq, Kruela de Vil do te kete per aktore kryesore, Ema Stone. Personazhi i Krueles eshte pare per here te pare ne filmin e animuar te vitit 1961, 101 Dalmatet. Glenn Close ka qene ne kete rol ne riberjen e filmit ne vitin 1996.

3666
Dumbo

Tim Burton, i cili ka realizuar filmin e famshem te Disney, “Liza ne Boten e Cudirave”, eshte vendosur qe te jete regjisori i riberjes se filmit te vitit 1941 qe eshte rreth nje elefanti te cilin e tallnin per shkak te vesheve te tij shume te medhenj. Do te shkruhet nga Ehren Kruger, i cili ka realizuar tre filmat e “Transformuesit”.

free-shipping-font-b-peter-b-font-font-b-pan-b-font-movie-font-b-poster
Peter Pan

David Lowery, i cili ka qene regjisori i riberjes se filmit te Disney “Dragoi i Pitit”, do te ribeje dhe filmin e ri te “Piter Pan”. Filmi i animuar mbetet adaptimi me i suksesshem te novelistit J.M. Barrie qe flet per nje djale nga Kurrkundi qe nuk rritet.

0a52527069f740a2eb9a4799092e8699
Tinker Bell

Reese Witherspoon eshte vendosur te jete aktorja qe do te luaj shoqeruesen zane te Piter Panit ne filmin e saj te ri. Ky rol eshte luajtur me pare nga Julia Roberts ne filmin “Gremci” (Hook) i Steven Spielberg.

merlin_el_encantador_1963_6
Shpata ne Gur

Shkruesi i “Game of Thrones”, Bryan Cogman eshte duke shkruar skriptin e riberjes se filmit te animuar te vitit 1963, i cili flet per aventurat e Mbretit Artur te vogel me magjistarin plak, Merlin.

mpw-45616
Pinoku

Filmi i dyte i animuar i Disney, leshuar ne vitin 1940, eshte vendosur qe te ribehet ne nje film te vertete. Historia e djalit marionete prej druri i cili enderron te behet nje djale i vertete do te realizohet se shpejti ne nje film te vertete.

poster-3275
Arushi Winnie

Alex Ross Perry do te jete regjisori i filmit te vertete bazuar ne historine e arushit qe dashuron mjaltin. Filmi ne fakt do te jete historia e autorit te Arushit Winnie, A.A. Milne dhe do te kete per aktore Domhnall Gleeson dhe Margot Robbie, dhe pritet te shfaqet ne kinema ne 2017.

night_on_bald_mountain___fantasia_poster_by_edwardjmoran-d9qlibi
Nate ne Malin Qeros

Ndoshta me surprizuesja nga te gjitha eshte adaptimi i sekuences “Nate ne Malin Qeros” te filmit muzikor te Disney te vitit 1940, “Fantasia”. Vendosur ne muziken e kompozitorit rus, Modest Mussorgsky, pjesa pa dialog ka per pjese nje krijese me krahe i cili ngre shpirtra nga bota e te vdekurve dhe gezoi nje nate qetesie deri ne ngritjen e diellit.

jungle_book_ver6_xlg
Libri i Xhungles 2

Filmi i regjisorit Jon Favreau rreth klasikut te vitit 1967 “Libri i Xhungles, beri fitime ne shuma marramndese, $966 milion qe nga leshimi i tij ne Prill 2016. Keshtu nje film i dyte ishte i paevitueshem. Favreau dhe skenaristi Justin Marks do te rikthehen dhe do te riktheht gjithashtu dhe aktori i vogel Neel Sethi, i cili luajti rolin e Mouglit, nje jetim i rritur ne xhungel nga gardianet e tij kafshe. Po konsiderohet nje shfaqje e filmit ne vitin 2019.

maleficent-poster-angelina-jolie1
Malefisent 2

Angelia Jolie do te rikthehet per te luajtur shtrigen qe eshte pare per hehre te pare ne filmin e animuar te Disney te vitit 1959 “Bukuroshja e Fjetur”. Filmi i dyte do te pasoje suksesin e filmit te pare i cili realizoi fitime me mbi $758 milion qe nga viti 2014. Do te rikthehet gjithashtu skenaristja Linda Woolverton e cila shkroi historine e origjines se filmit te vitit 2014 dhe qe njihet gjithashtu per punen e saj ne “Mbretin Luan dhe “E Bukura dhe Bisha”.

6de7b328543e645c26078828291113b3-d8ne8kf
Princi i Kalter

Pas “Hirushja” fitoi me shume se $543 milion qe nga 2015, duke marre disa elemente nga filmi i animuar i vitit 1950, fokusi tani kthehet tek princi bukurosh. Sidoqofte, mbetet jo e qarte nese Princi i Kalter do te jete po i njejti qe eshte shfaqur tek “Hirushja” apo dikush tjeter.

20130806082147original-snow-white-poster-1937-post-510x763
Rose Red

Me e famshme nga te gjitha ndoshta eshte “Borebardhha dhe Shtate Xhuxhat”, filmi i pare me metrazh te gjate i Disney i vitit 1937. Ky film i ri do te jete i fokusuar tek motra e Borebardhes, Rose Red, e cila ka qene pjese edhe e perralles se Vellezerve Grim e cila bashkohet me Shtate Xhuxhat per te shpetuar Borebardhen pasi ajo u helmua nga molla e famshme.

beauty-and-the-beast-teaser-poster
E Bukura dhe Bisha

Emma Watson dhe Dan Stevens jane aktoret kryesore te nje nga filmat me te shumepritur te vitit 2017. Traileri i shkurter qe u leshua ne Maj u pa nga nje rekord prej 91.8 milion shikimesh ne 24 oret e para pasi ai u hodh, duke ia kaluar dhe “Luftat e Yjeve: Forca e Rizgjuar” (Star Wars: The Force Awakens). Filmi i vertete eshte riberja e filmit te animuar te vitit 1991 dhe pritet te dale ne 17 Mars dhe aktore te tjere ne kast jane Luke Evans, Ewan McGregor, Emma Thompson dhe Ian McKellen. Trailerin e pare te shkurter mund ta shikoni duke klikuar ketu.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s