Regjisori fitues i Cmimit Oscar qe refuzoi realizimin e filmit “Mulan”

on

story_mulan_13_bb433c02

Filmit te ri te Disney, Mulan, iu dha nje date premiere 2 vjet nga dita e sotme. Edhe pse sapo i lancuar si projekt, ai eshte bere qe tani nje film teper i diskutuar. Sidoqofte, te pakten nje regjisor i njohur nuk ishte i interesuar ta merrte persiper. Kerkimi eshte si per naktor ashtu dhe per regjisor dhe idealishht, Disney po kerkon per nje aziatik per te marre ne dore drejtimin kinez te filmit. Ang Lee-se iu kerkua qe ta realizonte ai, por ai vendosi te mos pranoje.

Ang Lee duket si nje zgjedhje e mire per te drejtuar filmin me njerez real “Mulan”. 2 here fitues i Cmimit Oscar si regjisori me i mire sigurisht ka reputacionin e duhur qe do te donin t’i bashkengjisnin filmit te tyre. Gjithashtu, filmat e tij te fundit si “Jeta e Pi-se” dhe “Ecja e Meskohes se Billy Lynn” kane qene filma qe jane fokusuar rendshem ne arritjet teknike, dicka qe do te shkonte shume mire me iden e Disney per te sjelle nje tjeter perralle ne jete. Hollywood Reporter nuk permend ndonje shkak se perse Ang Lee nuk pranoi regjine e “Mulan”, thjesht pernd faktin qe ai u pyet dhe se ai tha “jo”.

“Mulan” ka pasur kontroversite e tij si film duke qene se u zbulua se skripti qe Disney bleu nuk kishte per personazh kryesor Mulanin. Fansat ishin te irrituar me faktin se Disney do te shkaterronte historine e mrekullueshme duke e bere Mulanin te binte ne dashuri me nje djale te bardhe, i cili ishte dhe protagonist i filmit. Sidoqofte, burimet thone se skripti ishte vec hapi fillestar dhe se Mulani sigurisht qe do te jete epiqendra e filmit dhe se asnje nga personazhet kryesore nuk eshte kinez. Rick Jaffa dhe Amanda Silver nga Jurassic World jane sjelle per te bere korrigjimet e duhura.

Projekti, thuhet se po i prezantohet regjisoreve te tjere, edhe pse asnje emer tjeter nuk ka dale ne siperfaqe. Patjeter qe ka dhe nje sere emrash te tjere regjisoresh te cilet mund te pyeten. James Wan dhe Justin Lin jane dy prej tyre edhhe pse qe te dy kane shume projekte ne duar dhe duket se nuk do te munden te pakten per nja dy vjet qe te marrin ne dore projekte te reja. Lin aktualisht po punon me filmin “Hot Wheels” ndersa Wan me filmin “Aquaman” te Warner Bros. dhe qe te dy filmat pritet te dalin ne 2018. Ndaj marrja e drejtimit te “Mulan” do te sihte shume e veshtire per ta.

Ka dhe nje problem tjeter qe qendron ne faktin se Sony gjithashtu eshte duke punuar per verionin e tyre te “Mulan”. Nderkoher, versioni i Sony nuk do te mund te dale ne treg per shume vite pas versionit te Disney, thuhet se edhe Sony eshte duke kerkuar per regjisor dhe kushdo qe do te firmose me Sony do te jete e pamundur te punoje dhe per Disney.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s