“Bishat Fantastike dhe Ku Ti Gjejme Ato” prezantojne 9 personazhe te reja te Botes se Magjise

poster2

Ne Nentor pritet shfaqja ne ekranin e madh te nje ane te re te universit te Harry Potter. Bishat Fantastike dhe Ku T’i Gjejme Ato (Fantastic Beasts and Where to Find Them) do te dale ne kinema ne daten 18 Nentor 2016. Warner Bros. ka bere debutimin e 9 personazheve te rinj dhe secili prej tyre ka posterin e tij perkates. Disa prej tyre jane te cuditshem, disa te mrekullueshem dhe shpesh disa jane te keqij por te gjithe jane pjese e botes se mrekullueshme te magjise.

I pari eshte Magjiologjisti, Newt Scamander, i cili ka eksploruar gjithe boten per te gjetur te gjitha Bishat Fantastike. Tjetra eshte Queenie Goldstein, ose e njohur ndryshe si Legilimens. Me pas eshte motra e saj Porpentina Goldstein, e cila eshte Aurore ne MACUSA. Shoku me i mire i Newt eshte Jacob Kowalski, nje jo-magjistar i cili therritet ndryshe si Jo-Mag. Ne anen tjeter me pak te mire te ketij universi gjendet Mary Lou, lidere e Salamerave te Dyte. Por, nese deshirojme te shkojme akoma dhe me shume ne anen e erret, nuk shkojme me larg se tek Drejtori i Sigurise se Magjise, Percival Graves, dhe nxenesi i tij i ri Credence i cili eshte Salamer i dyte. Per te permbyllur gjithe keta personazhe te rinj eshte dhe Presidentja e MACUSA, Seraphina Picquery dhe burri i vogel e i cuditshem qe njihet ndryshe si Gnarlak i cili eshte nje goblin gangster.

Bishat Fantastike dhe Ku T’i Gjejme Ato e nis rrefimin ne vitin 1926 nderkohe qe Newt Scamander ka perfunduar nje ekskursion boteror per te gjetur dhe dokumentuar varietetet e mrekullueshme te krijesave magjike. Duke ardhur ne New York per nje ndalese te shkurter, ai mund te kishte ardhur dhe shkuar pa asnje incident… po te mos ishte per nje Jo-Mag (ndryshe quajtur dhe Babanac) me emrin Jacob, nje senduk i vendosur ne vendin e gabuar, dhe largimi i disa prej bishave fantastike te Newt. Te gjitha keto krijojne probleme si per boten e magjise, ashtu edhe per boten e Jo-Mag.

Filmi ka si skenariste debutuese J.K. Rowling, librat Harry Potter te te ciles u adaptuan ne serine e filmave me fitimprures te te gjithha koherave. Skenari i saj u inspirua nga libri mesimor ne nje prej kurseve te dhena ne Hogwarts, “Bishat Fantastike dhe Ku T’i Gjejme Ato“, i shkruar nga personazhi i saj Newt Scamander.

 Bishat Fantastike dhe Ku T’i Gjejme Ato u filmua ne Studiot e Warner Bros. Leavesden, e cila ishte shtepia e filmave te Harry Potter gjithashtu. Disa skena u filmuan gjithashtu ne Liverpul, Angli. Warner Bros. Pictures ka planifikuar shfaqjen ne ekranin e madh te filmit Bishat Fantastike dhe Ku T’i Gjeje Ato ne daten 18 Nentor 2016 me cilesine 2D dhe 3D.
Me poshte eshte galeria me posterat e personazheve te Bishat Fantastike dhe Ku T’i Gjejme Ato.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s